Pasi ndihmoi Feyenoordin për t’u shpallur kampion në Eredivisie, kapiteni turk i klubit nga Roterdami, Orkun kokcu vendosi të largohet për t’u transferuar drejt Portugalisë.
Mesfushori 22-vjeçar u prezantuar zyrtarisht te kampionët e Benficës, me të cilët firmosi një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë pak më shumë se dy milionë euro në sezon.
Lexo edhe:
- Muçi: Mu realizua ëndrra, në këto ndeshje do marrin rezultate pozitive
- Neymar flet për transferimin e Messi-t, braziliani jep “bekimin” e tij
- Laçi: Jemi gati të japim maksimumin, na duhet mbështetja e tifozëve ndaj Moldavisë
- Tevez mbron Messin: Zgjodhi Amerikën për të ndihmuar lojtarët e Barçës, tani do jetë i qetë
Ndërkohë, në arkat e Feyenoordit do të kalojnë 25 milionë euro menjëherë dhe 5 të tjera në formë bonusesh, të lidhura me performancën e mesfushorit turk.
Orkun Kokcu vjen nga një familje turke dhe ka lindur në Holandë, teksa Feyenoordit iu bashkua në verën e 2014-ës. Në nivel përfaqësueses, Kokcu ka zgjedhur të veshë fanellën e Turqisë.
✍️ Bem-vindo, Kökcü!
🇹🇷🦅 Welcome!#EuAmoOBenfica || #Kökcü pic.twitter.com/IJnRn5mP17
— SL Benfica (@SLBenfica) June 10, 2023
